Barcelona e arrin rekordin historik të Espanyolit të vitit 1980

Futboll

Barcelona e arrin rekordin historik të Espanyolit të vitit 1980

Më: 7 prill 2018 Në ora: 22:50
Ilustrim

Barcelona shënoi fitore të rëndësishme në ‘Camp Nou’ duke mposhtur 3:1 Leganes në kuadër të xhiros së 31-të të La Ligas

Katalanët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, me Lionel Messin që realizoi paraqitje tejet të mirë me tre gola të shënuara.

Kjo fitore është historike për Barcelonën, që arrin të barazojë rekordin e Espanyolit të vitit 1980, duke arritur 38 ndeshje të mos mposhtet.

Ky rekord mund të zgjerohet nëse Barcelona xhiron e ardhshme nuk mposhtet nga Valencia në ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat