Tronditet futbolli francez, vdes papritmas futbollisti 18-vjeçar

Futboll

Tronditet futbolli francez, vdes papritmas futbollisti 18-vjeçar

Më: 8 prill 2018 Në ora: 09:20
ilustrim

Klubi i divizionit të dytë të futbollit francez, Le Havre, ka njoftuar se ka vdekur mbrojtësi adoleshent i klubit dhe skuadrës së të rinjve të Kombëtares franceze, Samba Diop.

Klubi i Ligë 2 njoftoi mbrëmë se 18-vjeçari vdiq papritmas, edhe pse shkaktari i vdekjes së tij nuk është bërë publik.

Sipas mediave franceze, Diop ishte gjetur i pandjenja të shtunën në mëngjes në shtëpinë e vet.

Le Havre ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e Diop, si dhe e ka shtyrë ndeshjen e paraparë të luhej të shtunën.

Kujtojmë se para një muaji vdiq papritmas në gjumë mbrojtësi i Fiorentinës, Davide Astori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat