Ky ka qenë kryetrajneri që kishte suksesin më të madh me Prishtinën në ish-Jugosllavi

Futboll

Ky ka qenë kryetrajneri që kishte suksesin më të madh me Prishtinën në ish-Jugosllavi

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:19
Në foto janë futbollistët e asaj kohe të Prishtinës, Zoran Batroviçi, Skënder Shengyli, trajneri Fuad Muzuroviçi, si dhe Sinan Sakiç nga estrada

Sa e sa herë flitet me krenari për klubin me renome të futbollit Prishtina të viteve të 80-ta. Pesë vite (1983-88) në Ligën e Parë të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia dhe një herë në gjysmëfinale të Kupës së Marshall Titos (1988). Prishtina ka pasur disa nga kryetrajnerët, por suksesin më të madh e ka arritur në edicionin e parë të Ligës së Parë Federative, kur zuri vendin e tetë me 33 pikë, 15 fitore, 3 barazime e 16 humbje dhe goldallim 36:55. Kush ishte kryetrajner?

Boshnjaku Fuad Muzuroviqi ka qenë kryetrajner dhe që kishte arritur rezultatet më të mira, më së shumti pikë dhe më së larti në klasifikim. Në foto janë futbollistët e asaj kohe të Prishtinës, Zoran Batroviçi, Skënder Shengyli, trajneri Fuad Muzuroviqi, si dhe Sinan Sakiç nga estrada. Kjo foto është bërë në vitet e 80-ta në hotelin Grand.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat