Rikthehet Guri dhe Imami

Futboll

Rikthehet Guri dhe Imami

Më: 10 prill 2018 Në ora: 14:28
Rikthehet Guri dhe Imami

Trajneri Peter Pakult nuk pati në dispozicion dy futbollistë shumë të rëndësishëm ndaj Kamzës, Sindrit Gurin dhe Eni Imamin. Të dy lojtarët munguan për shkaqe kartonësh.

Ata e kanë shlyer pezullimin në ndeshjen ndaj Kamzës, ndaj të dy rikthehen dhe janë të gatshëm për përballjen ndaj Partizanit. Kjo situatë e kënaq trajnerin austriak para kryendeshjes së javës së 29-të, pasi ka mundësi që t’i bëjë llogaritë me sulmuesin më të mirë të skuadrës, si dhe me Imamin, i cili është po një element i rëndësishëm për stafin.

Sërish ekipi nuk do të jetë i plotë, pasi ndaj Partizanit mungojnë Amido Balde, që ka pësuar një dëmtim, si dhe Rustem Hoxha, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat