Osmani: Luftojmë për Superligë e për Kupë të Kosovës

Futboll

Osmani: Luftojmë për Superligë e për Kupë të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2018 Në ora: 19:30
Labinot Osmani

KEK-u, Ballkani i Therandës dhe Vushtrria, pa dyshim se janë në tension të lartë sepse gabimi i secilës skuadër në vazhdim të kampionatit gjithsesi se do të jetë i kushtueshëm. E para, diferenca me pikë mes të parit dhe vendit të tretë nuk është më shumë se tri pikë. KEK-u kryeson me 52 pikë, pasojnë Ballkani 51, Vushtrria 49, Ferizaj (44) etj. Vushtrria është në garë për dy vendet e para si dhe kërkon një vend në finalen e madhe të Kupës së Kosovës. Vushtrriasit shpresojnë se do të rikthehen në elitë, ndërsa pretendojnë mrekulli në Digitaalb Kupën e Kosovës, për faktin se sfidën e parë të gjysmëfinales e humbën me 1:0 në Pejë nga Prishtina, tani shpresojnë ta përmbysin këtë rezultat në Vushtrri. Sulmuesi i Vushtrrisë, Labinot Osmani, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se nuk janë pa gjasa edhe për Kupë ani se kanë përballë Prishtinën e fortë.

“Mendoj se është një luftë edhe për Superligë edhe për Kupë. Deri më tash kemi arritur rezultate te mira si në ligë edhe në kupë. Do ta respektojmë kompeticionin e Kupës deri në fund. Mendoj se është një rast i mirë për ekipin tonë, si në luftë për Superligë si për t’u futur në finale të Kupës”, tha Osmani. Ish futbollisti i Prishtinës theksoi se humbja me 1:0 në ndeshjen e parë të Kupës nuk është dëshpëruese: “Mendoj se është rezultat i mirë edhe pse kemi humbë dhe nuk është shumë dëshpërues apo zhgënjyes. Mendoj se kemi treguar lojë të mirë, edhe Prishtina kishte rastet e veta edhe ne, në fund dolëm me një rezultat të mirë dhe kemi gjasa për ndeshjen e kthimit”. 

Futbollisti shprehet se për gjatë gjithë edicionit u treguan kompakt. “Mendoj gjatë gjithë kampionatit ishim prej ekipeve më stabile dhe solide. Gjithmonë në vend të dytë dhe të tretë. Gjasat i kemi të mira, duke marrë parasysh kualitetin dhe organizimin që kemi në klub. Të shohim në javët në vazhdim...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat