Juventus ka ftuar këta lojtarë në Madrid, Allegri insiston: Do bëjmë befasi në Santiago Bernabeu

Futboll

Juventus ka ftuar këta lojtarë në Madrid, Allegri insiston: Do bëjmë befasi në Santiago Bernabeu

Më: 10 prill 2018 Në ora: 20:51
Allegri

Allegri ka treguar skuadrën që ka udhëtuar më të në Madrid duke thënë se Barzagli pritet që mos të paraqitet në ndeshjen e dytë çerekfinale

Lojtarë të tjerë që pritet të mungojnë në këtë përballje janë edhe Paulo Dybala dhe Rodrigo Bentancur për shkak të suspendimit, por Miralem Pjanic është kthyer.

Federico Bernadeschi po ashtu është gati për t’u rikthyer, por ai nuk do të udhëtojë me skuadrën.

Duke folur për lëndimet, Massimiliano Allegri po ashtu nuk e ka përjashtuar kualifikimin pavarësisht se Juve hynë në këtë ndeshje me një deficit prej 3 golave që i mori në Torino. 

Allegri këtë e tha edhe pas fitores kundër Beneventos me rezultat 4-2 në Seria A, fitore kjo që e ofron Juventusin drejt titulli të radhës në Itali.

“Ne duhet të hargjojmë çdo energji që e kemi për ta fituar Skudeton dhe Kupën e Italisë dhe normalisht të marrin rezultat pozitivë në ndeshjen e dytë në Madrid”, tha ai.

“Ne duhet të bëjmë një përformancë të madhe në Madrid dhe ti tregojmë botës që jemi një skuadër e madhe”.

Kështu Allegri dëshiron ti kundërpërgjigjet kritikëve që nuk kanë pasur sukses në garat europiane pavarësisht se kanë shkuar shumë lart.

“Synimet e tona në Europë janë të forta siç kanë qenë gjithmonë”, shtoi ai.

“Kur erdha këtu ishte ky terrori që ne nuk mund ti kalojmë as fazën e grupeve. Që nga ajo kohë ne kemi kaluar dy herë në finale në tri vjet. Nëse njerëzit mendojnë që Juventus duhet ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve çdo vit, kjo është jo realiste. Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich dhe Manchester City nuk po mund ta arrin e lërë me ne”, ka thënë strategu italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat