Roma i shkakton 'tërmet' 10 ballsh Barcelonës! Liverpooli e rrëzon Manchester Cityn

Futboll

Roma i shkakton 'tërmet' 10 ballsh Barcelonës! Liverpooli e rrëzon Manchester Cityn

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 prill 2018 Në ora: 22:42
Festimi i golit

Mbrëmja e të martës së 10 prillit do të mbahet mend gjatë sidomos për Barcelonën e cila zhgënjeu të gjithë dhe mbase u trondit keq, me eliminim nga garat e Champions League. As laiku më i madh nuk e kishte besuar se një Romë që nuk tregoi lojën e saj në "Camp Nou", se do të bëjë ndonjë mrekulli në "Olimpico".

Barcelonës nuk i mjaftoi fitorja si vendase me 4:1, pasi që sonte në "Olympico" u "mbyt" me rezultat 3:0 nga Roma. Goli si mysafirë ka vlerën e dyfishtë dhe kësisoj Roma fal golit në "Camp Nou" edhe u kualifikua në gjysmëfinale në Champions League. Roma tregoi zemër të madhe, ndërsa për Barcelonën ishte sikurse "vetëvrasje".

Roma pak kush ka pritur se do të jetë e rrezikshme karshi Barcelonës që hiqej favorite e madhe edhe në takimin e kthimit në "Olympico". Megjithatë, futbolli si gjithmonë është i paparashikueshëm dhe që mban në anth edhe tifozerinë. Kështu ishte mes Romës dhe Barcelonës, e cila sjelli drithërima në mesin e tifozëve aq më shumë kur rezultati u ngritë në 2:0 në favor të Romës. Në minutën e 6-të, sulmuesi boshnjak Edin Dzeko e hapi serinë e golave, duke e paralajmëruar rivalin se do të ketë punë të zorshme, ashtu edhe doli në të vërtet. Në minutën e 58-të, penallti dhe futbollisti Daniele De Rossi e merr përsipër të gjuaj , duke qenë i pagabueshëm, 2:0. Ky gol i dha edhe më shumë zemër Romës. Në minutën e 82-të, Konstantinos Manola shënon për 3:0 dhe e trondit Barcelonën, në anën tjetër shpërthen në festë Roma dhe Italia. Me një fjalë, Roma i shkakton 'tërmet' 10 ballë Barcelonës.

Manchester Cityt eliminohet nga gara e Champions League. Ata edhe në takimin e kthimit humbën me 2:1  nga Liverpoolit, po ashtu u mundën edhe në "Anfiled" me 3:0, kësisoj u nokautuan me rezultat të përgjithshëm 5:1. Në minutën e 2-të, Gabriel Jesus kaloi në epërsi Manchester Cityn, në fakt ishte edhe një tregues se skuadra e tij do të kërkoj me çdo kualifikimim. Kështu nuk ndodhi, pasi që në minutat vijues Liverpooli ishte me syçelë dhe u mbrojt jashtëzakonisht mirë madje edhe barazuan rezultatin. Në pjesën e dytë Liverpooli u shfaq më i rrezikshëm dhe shënoi dy herë, duke e heshtur stadimin "Etihad". Në minutën e 56-të, Muhamed Salah e barazoi rezultatin. Ai ka shënuar golin e barazimit kundër Cityt me një parabollë të jashtëzakonshme. Manchester Cityt pothuajse edhe iu prenë këmbët nga ky gol pësuan edhe tjetrin dhe i "varrosën" përfundimisht shpresat e tyre.  Roberto Firmino shënoi për fitoren  1:2 në minutën e 77-të.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat