Fali grabitësin dhe i gjeti punë, Salah një hero edhe jashtë fushës

Futboll

Fali grabitësin dhe i gjeti punë, Salah një hero edhe jashtë fushës

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:54
Salah

Luftoi me veten për të qenë i disponueshëm për ndeshjen në “Etihad” dhe jo vetëm që ia doli, por u bë sërish protagonist. “Siti ushtronte presing shumë lartë dhe pati mjaft raste, por ne u rikthyem dhe luajtëm fort për të arritur një fitore të merituar”, tha Mohamed Salah pas ndeshjes.

Edhe njëherë modest autori i 39 golave për Liverpulin këtë sezon: “Unë përpiqem të luaj për skuadrën dhe shënoj në çdo ndeshje. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”.

HISTORIA – Në sytë e tifozëve të Liverpulit është një hero, por i tillë është edhe në vendlindjen e tij, Egjipt. Mohamed Salah vulosi edhe një herë fatin e skuadrës së “reds”-ave mbrëmjen e djeshme në “Etihad” dhe në fshatin e tij Nagrig, një vend i vogël mes Aleksandrisë dhe Kajros shpërtheu festa, shkruan panoramasport.

Në rini Salah luante për Aleksandrinë kur një episod i pakëndshëm ndodhi me jetën e tij. Familja e tij u grabit dhe autori u vu përpara drejtësisë pak ditë më vonë, pas denoncimit të babait të Mohamed.

Por i biri i tij kishte plane të tjera: ai i kërkoi të atit që ta tërhiqte denoncimin. Dhe nuk u mjaftua me kaq. Salah i dha të holla grabitësit dhe më vonë bëri edhe një tjetër gjest të paprecedent, i gjeti një punë. Një histori që e zbulon “DailyMail” dhe që tregon shumë për karakterin e 25-vjeçarit, i cili u bë dje edhe një herë heroi i tifozëve dhe vendit të tij, duke dërguar 5 herë kampionët në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat