Ribery edhe një vit me Bayernin

Futboll

Ribery edhe një vit me Bayernin

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:34
Franck Ribery,

Veterani francez do të vazhdojë kontratën me kampionin e Gjermanisë.

Dyshimet rreth së ardhmes së Franck Ribery, sa vijnë e shuhen.

Sipas “Kicker”, 35-vjeçari dhe klubi bavarez kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër, që do të thotë se francezi po do të luajë sezonin e tij të 12-të në radhët e kampionëve të sapo shpallur të Bundesligës.

Është arritur marrëveshja për të gjitha detajet dhe pritet vetëm zyrtarizimi i kontratës së re, që do të skadojë më 30 qershor të vitit 2019.

Ribery u transferua në vitin 2007 nga Marsellie te Baeyneri. Me paraqitjen e tij mbrëmë ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve arriti në shifrën e 382 ndeshjeve me Bayernin, teksa ka shënuar 117 gola në të gjitha garat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat