Albina: Për 2-3 vite do të jemi arrë e fortë për çdo skuadër

Futboll

Albina: Për 2-3 vite do të jemi arrë e fortë për çdo skuadër

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:59
Albina me trajnerin Fisnik Lushtakun

Është një numër i madh i futbollisteve të talentuara në klubet e ndryshme të Kosovës dhe premtojnë shumë në të ardhmen.  Prej talenteve është edhe Albina Gegaj, e cila paraqitet për klubin e Drenicës nga Skenderaj. Albina luan në pozitën e sulmueses së majtë dhe ka një teknikë të jashtëzakonshme.  Në fakt, ka një traditë familjare sa i përket sportit, pasi gjyshi i saj, Ganiu, ka qenë futbollist dhe hendbollist.

Image

KF Drenica

 Albina është e fokusuar që të ngritët sa më shumë në nivelin e lojës dhe me ekipin e saj të arrijnë rezultate edhe më të mira. Drenica është një ekip e re e më shumë talente, me një trajner të palodhshëm siç është Fisnik Lushtaku.  “Ka një vjet që merrem me futboll.  Ky sport është në zemrën time dhe që më sjellë edhe emocione të mëdha. Kemi trajner Fisnik Lushtakun”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, talentja Albina. Synimet e saja janë që të përparojë sa më shumë në teknikën e lojës.

“Synimet e mija janë që unë dhe ekipi së bashku të kemi shumë suksese në të ardhmen”, theksoi 12-vjeçarja. Futbollistja e pranon se nuk është lehtë të luash futboll sepse do shumë punë e angazhim. Drenica ka lojtare shumë të reja dhe kjo ka ndikuar që të jenë në fund të renditjes në Ligën e Kosovës, por kjo fare nuk ka rëndësi, por e mira është se gradualisht po zhvillohet futbolli femëror në rajonin e Drenicës.

Image

Lojtaret e Drenicës

“Ne jemi formuar si ekip rishtas, tash e kemi pasur njëvjetorin e themelimit dhe jemi në fazat fillestare të formimit tonë profesional, por bashkë me trajnerin dhe vajzat tjera po bëjmë të pamundurën që të punojmë fort dhe të mbërrijmë më lartë. Jemi ekip fillestare, jemi vajza papërvojë, mungesa e fushës dhe stërvitjet bëhen në palestër. Ndërsa lojërat i zhvillojmë në fusha sipas standardeve. Por gjithashtu edhe kushtet në të cilat ushtrojmë, si për shembull mungesa e fushës për stërvitje është një faktor kyq në mos arritje të rezultateve të dëshiruara. Me punë dhe me angazhim brenda 2 ose 3 viteve do të jemi arrë e fortë për çdo skuadër”, thotë Albina. Si çdo futbolliste edhe Albina e ka për zemër ndonjë ekip të madhe: “Nga futbollistët idhull me kam Lionel Messin, ndërsa nga ekipet Barcelonën e pëlqej shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat