Valverde, për eliminimin nga Championsi: Jemi të zhgënjyer, por kemi dy trofe për t’i fituar

Futboll

Valverde, për eliminimin nga Championsi: Jemi të zhgënjyer, por kemi dy trofe për t’i fituar

Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:59
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde e pranon se Barcelona i dëshpëroi tifozët të martën pas humbjes shokuese nga Roma në Champions League, por thotë se nuk dëshiron të jetoj duke menduar për atë ndeshje.

Ai ka kërkuar nga lojtarët që të ngritin kokën lartë dhe të luftojnë për dy titujt e mbetur – La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

“E humbëm mundësinë për të qëndruar në garë, është shumë zhgënjyese”, tha Valverde.

“Jo vetëm për ne, por edhe për tifozët. Ndihemi përgjegjës që i lamë ata në baltë. Ajo çka duam të gjithë është që të kthemi e të luajmë, për ta lënë prapa atë që ndodhi. Ende po luftojmë për dy trofe këtë edicion”.

“Asgjë nuk ndryshon sa herë që kthejmë kokën pas, ndeshja është e humbur. Duhet të shikojmë para, pasi nuk mund të jetojmë duke menduar për atë eliminim. Duhet të forcohemi dhe të arrijmë ato që kemi për hatër të tifozëve tanë. Është e rëndësishme që të vazhdojmë të jemi të fokusuar”, theksoi mes tjerash Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat