Fitore edhe me Kamzën, tashmë titulli një formalitet për Skënderbeun

Futboll

Fitore edhe me Kamzën, tashmë titulli një formalitet për Skënderbeun

Më: 14 prill 2018 Në ora: 21:12
Foto nga ndeshja

Skënderbeu e ka kaluar atë minikrizë në kampionat dhe pas trumfit në Vlorë javën e shkuar, ka fituar edhe në raundin e 29-të të Superligës. Djemtë e Ilir Dajës kanë mposhtur me rezultatin 3-2 Kamzën që këtë herë kishte në stol Julian Ahmatajn.

Skënderbeu e fillon në sulm ndeshjen dhe tregon që dëshiron ta fitojë këtë përballje. Por edhe Kamza nuk qëndron pasive dhe mundohet të jetë e rrezikshme me anë të Sabino Plakut. Por, e para që kalon në avantazh është Skënderebu në minutën e 16’. Gjergji Muzaka ekzekuton një goditje këndi dhe pas një trajektore shumë të çuditshme, topi përfundon në rrjetë. Edhe pas golit, Skënderbeu vijon të ushtrojë presing tek miqtë dhe në minutën e 27’ ky presion u vendasve jep efekt. Xhejms fiton penallti, e cila shëndrohert në gol nga Ali Sowe.

Kur u duk se Skënderebu po i drejtohej një fitoreje të thjeshtë në shtëpi, ka ardhur reagimi nga Kamza. Në minutën e 34’ është Rezi, i cili pas del i vetëm përballë portës së Teqes shkurton diferencën në 2-1. Pa u mbyllur pjesa e parë, ka ende kohë që Kamza të shënojë një tjetër gol. Ai që barazon është Vangjo Zguro me një gjuajtje perfekte nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu kalon sërish në avantazh. Golin e tretë për korçarët e shënon Xhejms në minutën e 48’. Pas këtij goli, Kamza hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Skënderbeu nuk lejon hapsira në prapavijë.

Deri në fund rezultati mbetet i pandryshuar dhe Skënderbeu merr një tjetër fitore shumë të vlefshme që e afron më tepër me titullin kampion. Ndërkohë Kamza tashmë është shumë e rrezikuar në luftën për mbijetesë, pasi Teuta është vetëm 4 pikë më pak dhe ka për të luajtur një ndeshje me Vllazninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat