Allegri falënderon Pjanicin që u lëndua

Futboll

Allegri falënderon Pjanicin që u lëndua

Më: 16 prill 2018 Në ora: 00:48
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus, ka dhënë këtë intervistë për “Premium Sport” pas fitores së arritur kundër Sampdoria-s.

“Falënderoj Pjanic, që u dëmtua, përndryshe mund të mos e kishim fituar ndeshjen. Ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim te fitorja pas Madridit”, ka thënë trajneri bardhezi.

“Më vjen mirë për Howedes. Ka pasur një sezon shumë të keq dhe nuk ishte e lehtë tpër mua ta aktivizoja në momente të caktuara. Ndeshja kundër Sampdoria-s, ishte ajo e duhura. Lichtsteiner luajti shumë në Madrid dhe duhej të pushonte”.

“Titulli? Napoli po zhvillon një kampionat të madh. Deri në momentin që nuk do të kemi sigurinë matematike, nuk kemi fituar asgjë. Tani kemi një ndeshje me Crotone-n dhe më pas përballjen direkte: do të jenë dy ndeshje vendimtare. Rinovimi? Kur të përfundojë kampionati, unë do të shkoj në plazh i qetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat