Takaj kapet me Hygerta Sakon - Bota Sot
Takaj kapet me Hygerta Sakon

Futboll

Takaj kapet me Hygerta Sakon

Më: 16 prill 2018 Në ora: 10:45
Takaj kapet me Hygerta Sakon

Ardjan Takaj ka qenë ironik dhe deri diku i ashpër me Hygerta Sakon pak më parë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Kur moderatorja e emisionit e ka pyetur se kush janë kundërshtarët e Partizanit, të cilët e dinin që në shtator se Skënderbeu do të dënohej ai iu përgjigj: “Kundërshtarët tanë janë aty. I keni edhe ju aty, pyesni regjisorin. Pyet atë që të flet ty tek veshi”, i tha presidenti i Skënderbeut Hygerta Sakos.

Ajo iu përgjigj aty për aty duke i thënë: “T’i them Lulit?”. “Po, thuaji Lulit të vogël…”, i tha Takaj, duke bërë sërish ironi. Një ditë më parë ai zbuloi mesazhet e ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi, i cili mes të tjerave i thoshte Takajt se regjisori i akuzave që vinin nga Shqipëria ishte Pano Xhixho, drejtori i departamentit të sportit në RTSH. Nuk dihet nëse dje me fjalën “regjisor” ai i referohej pikërisht Xhixhos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test