Asani nuk e pret mirë zëvendësimin - Bota Sot
Asani nuk e pret mirë zëvendësimin

Futboll

Asani nuk e pret mirë zëvendësimin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 12:29
Asani nuk e pret mirë zëvendësimin

Jasir Asani ka rezultuar një nga lojtarët më produktivë të Partizanit në javët e fundit, ku falë lojës së tij skuadra ka dhuruar një impuls më shumë në fazën sulmuese. Por në Kukës, 22-vjeçari nuk bëri dallim nga pjesa tjetër e ekipit dhe trajneri Dalipi e la në “dushe” duke e zëvendësuar me Jurgen Bardhin. Siç është bërë e dituar, Asani nuk e ka pritur mirë vendimin e trajnerit, madje ka kërkuar edhe llogari.
Por pas ndeshjes në profilin e tij në “Instagram”, Asani ka bërë një postim disi të çuditshëm, që më shumë merr karakter indirekt sesa të drejtpërdrejtë.

Në postimin e tij filozofik, Jasir Asani ka shprehur se është ndier i tradhtuar, duke vërtetuar më së miri atë që ka ndodhur në kampin e kuq në transfertën e Kukësit. Sulmuesi kishte shpërndarë në faqen e tij një foto, që përveç tekstit me përmbajtje tradhtie, duart kishin shtrënguar fort një zinxhir të hekurt, që dukej sikur kërkonin t’i këpusnin. “Kur të tradhtojnë është sikur të t’i kenë këputur krahët. Mund t’i falësh, por jo edhe t’i përqafosh”. Ky është teksti që shoqëronte postimin e Asanit pak orë pas humbjes 4-0 në transfertën e Kukësit.
Mbetet për t’u parë se nga kush ka mbetur i tradhtuar Asani këtë fundjavë. Tradhti brenda familjes së kuqe apo që ka të bëjë me konturet jashtë Partizanit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test