Salah e mposht Ronaldon për golin më të mirë të javës në Champions League

Futboll

Salah e mposht Ronaldon për golin më të mirë të javës në Champions League

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:09
Mohamed Salah

Goli i Mohamed Salah kundër Manchester Cityt është zgjedhur goli i javës në Ligën e Kampionëve.

Goli i barazimit i egjiptianit ndaj Manchester City në “Etihad” në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën është zgjedhur goli më i mirë i javës në Champions League.Salah e mposhti konkurrencën nga bashkëlojtari Alex Oxlade-Chamberlain, si dhe nga Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Luis Suarez (FC Barcelona) dhe Mario Mandzukic (Juventus) për ta fituar këtë çmim, i cili mbulon të gjitha ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat