Skandal: Klubi ilegal serb nga Prishtina që nuk e njeh Kosovën, kur luajti me shqiptarët e Tërnocit në kualifikime!

Futboll

Skandal: Klubi ilegal serb nga Prishtina që nuk e njeh Kosovën, kur luajti me shqiptarët e Tërnocit në kualifikime!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:49
Polet 1980, klub ilegal

Për dikë do të ishte e rëndomtë, për dikë skandal, për dikë e vjetërsuar, por është një fakt që duhet pasqyruar me përbërje një ndeshje kualifikuese mes skuadrës shqiptare Tërnoci dhe klubit ilegal serb nga Prishtina, Polet 1980. Duhet rikujtuar ndeshjen e vitit të kaluar dhe ta kanë me dije edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, që asnjëherë nuk reagojnë dhe i fusin veshët në lesh.

Polet 1980 nga Lapla Sela është në periferi të Prishtinës, hiq më larg se në kilometrin e pestë, rrugës për në Ferizaj, në javën e tretë të qershorit të vitit të kaluar, në stadiumin në Nish të Serbisë, kishte fituar me penallti me rezultat 5:3 ndaj klubit shqiptar, pasi që takimi kishte përfunduar me rezultat 2:2. Polet kishte siguruar hyrjen në Zonën e Nishit, por jo edhe skuadra shqiptare, Tërnoci. Si është e mundur që Polet me aq lehtësi të veprojë në Prishtinë dhe askush mos t’i pengojë aktivitetet e tyre, skuadër që lufton për mbetjen në Zonën e Nishit.

Image

Shkrimi nga një medium serb

Në përbërjen e Tërnocit vitin e kaluar: Mustafi, Remziu (Jahija), Asani, Elmazi, Xheladini, Fazliu (Shaqiri), Bajrami, Aliu (A. Ibrahimi), F. Ibrahimi, Januzi dhe N. Ibrahimi.

Polet 1980: Ristiq, Joviq, Niçiç, Dragoviç. Milladinoviq, Steviq (Laziq), Gjorgjeviq (Stanojeviq), Jovanoviq, B. Gjorgjeviq, Aksiq (Zhiviq) e Daniq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat