Kjo është nota për Shaqirin për ndeshjen në Londër

Futboll

Kjo është nota për Shaqirin për ndeshjen në Londër

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:05
Shaqiri në veprim

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Stoke Cityn, u kthyen me një pikë (1:1) nga “Olympic Stadium” në Londër, në përballje me West Ham-in. Një pikë domethënëse në momentet më të vështira që po kalon Stoke, e cila rrezikon largimin nga Premier League. Futbollisti  Shaqiri luajti titullar, dha maksimumin dhe u vlerësua me notë të mirë 6.5 nga tabloidi britanik “Daily Mail”. 

Stoke ishte shumë afër tri pikëve, pasi që avancuan me golin e Crouch (79’), por në çastet e fundit Carroll (90’) barazoi rezultatin 1:1.  Stoke aktualisht mban vendin e parafundit (i 19-ti) me 28 pikë, pesë me pak se pozita e 17-të (Swansea), pozitë që siguron mbetjen në ligë.  Edhe katër javë deri në fund, shpresë për Stoken që të sigurojë ekzistencën.      

Ja si u vlerësuan lojtarët: West Ham (3-4-2-1): Hart 5; Rice 6, Ogbonna 6, Cresswell 6.5; Zabaleta 6, Kouyate 6, Noble 6.5, Masuaku 6.5 (Lanzini 81); Fernandes 6.5 (Hernandez 76, 7), Mario 6 (Carroll 86); Arnautovic 6.5.

Stoke (4-2-3-1): Butland 7; Zouma 6, Shawcross 6.5, Indi 6, Pieters 6; Allen 6, Ndiaye 6.5; Bauer 6 (Crouch 70, 7), Shaqiri 6.5, Sobhi 5 (Cameron 61, 6.5); Diouf 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat