Shembull se si udhëhiqet klubi - Bota Sot
Shembull se si udhëhiqet klubi

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Shembull se si udhëhiqet klubi

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:29
Nexhmedin Bunjaku

Klubi me traditë 70-vjeçare Drita nga Gjilani, vitin e kaluar u gjet në udhëkryq dhe nuk dihej se si do të vazhdon se ekzistuari dhe kjo ishte brenga më e madhe e tifozërisë ‘Intelektualët’ dhe gjithë sportdashësve Gilanas por edhe Anamoravës në përgjithësi. Ishte një ankth i vërtetë deri në momentin kur u lajmëruan shpëtimtarët: Valon Murseli (kryetari më i ri atëherë 32 vjeç në historinë e Superligës së Kosovës) dhe po ashtu i riu Flamur Bunjaku. Ishin këta shpëtimtar që nuk hezituan të marrin drejtimin e klubit dhe të sakrifikojnë shumë në ndërtimin dhe organizimin e klubit. Kjo garniturë udhëheqëse me djelmosha të rinj, por që nuk kursyen asgjë që KF Drita, ta drejtojnë në binare të sigurta që shpien drejtë sukseseve kulminante, gëzon respekt tek futbolldashësit Gilanas dhe Anamoravë, ashtu siç gëzojnë respekt edhe kryesitë e mëparshme që më shumë sakrificë udhëhoqën klubin në ditët më të vështira.

Se sa është i dhënën pas sportit Gilanas i riu, kryetari aktual i KF Drita Valon Murseli, tregon fakti se ai financon edhe klubin e volejbollit të femrave KV Drita, kampionët e shumëfishta dhe fituese të kupës së Republikës, ndihmon shoqatat bamirëse por edhe aty ku shtrohet nevoja. Kryetari aktual Valon Murseli dhe stafi i tij i përbërë kryesisht nga të rinjtë: Feti Murseli, Fisnik Kërçeli, Nehat Osmani, Beqir Rukovci, Adnan Osmani, Isuf Morina etj. me optimizëm dhe vullnet të madh po udhëheqin klubin e zemrës drejtë sukseseve.

Klubin po e ndihmojnë edhe besnikët e përhershëm, Armata e madhe e tifozerisë ‘Intelektualët’ të cilët të organizuar siç dijnë ata, më koreografi dhe spektakle të papara në stadiumet tona gjer me tash, po i japin elan, karakter dhe kurajo klubit të tyre të zemrës. Futbollistët dhe shtabi teknik, duhet të ndihen të sigurtë dhe krenarë nën udhëheqjen e kësaj garniture, por edhe me tifozerinë e flakët dhe masovitetin e ‘Intelektualëve’ pavarësisht se ku luan ekipi i tyre i zemrës, vendës apo mysafir, situata të mira apo të vështira, në të mirë apo në të keqe.

Pra, një klub i organizuar mirë, i drejtuar nga një strukturë e re udhëheqëse që nuk kursen asgjë për të mirën e klubit, me një tifozeri të disiplinuar dhe me një kulturë të lartë sportive, është shembulli më i mirë se KF Drita ka zgjedhur rrugën e sigurtë drejtë sukseseve dhe avancimit. Respekt për gjithë ata që udhëheqin klubet dhe derdhin mjete nga djersa e tyre, dhe këtë respekt do ta gëzojnë sa herë që interes i tyre të jete avancimi i futbollit e jo përfitimet personale, por këtë respekt nuk do ta gëzojnë kurrë ata që mundohen të prishin ëndrrat e të tjerëve, ata që pengojnë avancimin dhe ata që degradojnë futbollin për interesa personale apo edhe grupore. Lutem që në këtë kampionat të mbizotërojë korrektësia dhe e drejta, kultura sportive dhe dashuria për lojën e futbollit, që së paku ky kampionat të përfundojë ashtu si i ka hije.

Autori është ish futbollist i Dritës dhe ish gjyqtar i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test