Barcelona është në pritje të së ardhmes së Anthony Martial

Futboll

Barcelona është në pritje të së ardhmes së Anthony Martial

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:20
Barcelona është në pritje të së ardhmes së Anthony Martial

“Daily Mail” shkruan se Barcelona është në pritje të së ardhmes së Anthony Martial. Sulmuesi francez i Manchester United e ka humbur vendin e tij të titullarit gjatë gjithë sezonit, veçanërisht që nga ardhja e Alexis Sánchez, i cili e ka bërë atë të ndryshojë krahun, nga e majta në të djathtë.

Me Alexis dhe Lukaku si startues të padiskutueshëm, ai duhet të ndajë minutat me Jesse Lingard dhe Marcus Rashford, prania e të cilëve në ekip duket se rritet sezonin e ardhshëm. Lojtari francez nuk është i lumtur që e ka humbur praninë në ekipin e José Mourinhos dhe në Angli mendojnë se ai është kandidati kryesor për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Ndërkohë, gazeta britanike në fjalë siguron se katalanasit tashmë janë interesuar për Martial, të cilin e shohin si një përforcim të mundshëm në rastin e dështimit të opcionit të Ousmane Dembélé, i cili përfundoi verën e kaluar te Barça, por nuk ia ka dalë ende të tregojë veten.

Klubi gjigand katalanas është gati të paguajë 70 milionë euro për francezin. Nga ana tjetër, disa media thonë se Arsenali do të mundohej të kontaktojë lojtarin, i cili ka një kontratë deri në vitin 2019, edhe pse klubi i tij rezervon një opsion rinovimi për një vit tjetër.

Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat