Rocchi do të jetë gjyqtar i superderbit, Juventus – Napoli

Futboll

Rocchi do të jetë gjyqtar i superderbit, Juventus – Napoli

Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:38
Gianluca Rocchi

Janë përcaktuar gjyqtarët e javës së 34-të në Serie A.

Ndeshja kryesore dhe ndoshta edhe përcaktuese për kampionin e ri në Serie A, do të zhvillohet të dielën në Allianz Stadium, ku kampioni aktual dhe lideri Juventus e pret Napolin.

Për të gjykuar këtë takim të një rëndësie kaq të madhe, është përcaktuar Gianluca Rocchi. Në VAR do të jetë Massimiliano Irratti, kurse gjyqtar i katërt, Davide Massa. Juventusi ka katër pikë më shumë se Napoli kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat