Livoreka: Për Vllazninë janë 6 finale!

Futboll

Livoreka: Për Vllazninë janë 6 finale!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:53
Mensur Livoreka

Gjashtë javë kanë mbetur deri në përfundim të kampionatit dhe gjithçka është paqartë qoftë në luftë për titullin e kampionit qoftë te skuadrat që luftojnë për mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës. Vllaznia nga Pozhorani mban pozitën e fundit (i 12-ti) me 14 pikë, me shpresë se do të zënë vendin e dhjetë, që i mundëson përmes barazhit të luftojnë për të siguruar ekzistencën. Besa është në pozitën e dhjetë me 18 pikë, ndërsa Flamurtari i 11-ti me 15 sosh. Luftë  e ashpër mes tri skuadrave të fundit dhe si njëra skuadër dhe si tjetra janë në presion të madh të pikëve sepse çdo pikë e humbur nuk ka kohë që të kompensohet. Sulmuesi i Vllaznisë, Mensur Livoreka, shpreson se do t’i ikin dy pozitave të fundit dhe përmes barazhit të sigurojnë mbijetesën. 

“Bota sor”: Një garë e fortë, e paqartë dhe Vllaznia ende me shpresë se do ta zënë hapin e barazhit. Si i sheh 6 javët e fundit?

Mensur Livoreka: Është shumë e vërtet që tash jemi kah fundi i kampionatit, kanë mbetur edhe 6 javë, mund t’i quaja 6 finale për klubin tonë. Do të mundohemi deri në fund që të japim më të mirën nga vetja dhe shpresojmë që në fund të arrijmë barazhin sepse klubi ynë meriton prapë me qenë në Superligë, duke pasur parasysh që kemi një tifozeri të zjarrtë dhe të mirë siç janë ‘Tigrat’.

“Bota sot”: Në javën e 28-të takoheni me Prishtinën, pastaj i shkoni Drenicës. Në javën e 30-të në Gjilan ndesheni me Vëllaznimin, udhëtoni në Prishtinë kundër Flamurtarit, ndërsa në javën e 32-të e pritni Besën dhe në fund në Mitrovicë me Trepçën '89? Orar i vështirë?

Mensur Livoreka: Është orar i vështirë, por normal ne jemi të vetëdijshëm për këtë gjë, po punojmë maksimalisht për këto gjashtë javë që t’ju qasemi çdo ndeshjes në mënyrën më të mirë të mundshme, që të dalim të pamposhtur dhe në fund të ia dalim edhe pse do të jetë tepër e vështirë.

“Bota sot”: Ballafaqimet direkte me Flamurtarin dhe pastaj me Besën, a do të jenë vendimtare për fatin e Vllaznisë?

Mensur Livoreka: Normal se janë përcaktues kryesor për mbetje në barazh, do të jenë këto ballafaqime në mes ekipeve të fundit, si Besa, Flamurtari dhe Vllaznia.

“Bota sot”: Të dielën (me 22 prill, në orën 15.00) kundër Prishtinës, prej sfidave më të vështira,  a do të ishit të kënaqur edhe me një pikë?

Mensur Livoreka: Mund ta quajë sfida më e vështirë sepse e dimë se çfarë ekipi ka Prishtina, e dimë se ka lojtar cilësor, ka një trajner të mirë siç është Mirel Josa. Por ne do të hyjmë në këtë takim për fitore dhe shpresoj t’ia arrijmë qëllimit.

“Bota sot”: Vllaznia luan më mirë se në vjeshtë, por çfarë i mungon aktualisht?

Mensur Livoreka: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat