Kupa e Mbretit, Barça dhe “pokeri” që mungon prej 88 vitesh

Futboll

Kupa e Mbretit, Barça dhe “pokeri” që mungon prej 88 vitesh

Më: 21 prill 2018 Në ora: 07:31
Barcelona dhe Sevilla

Finalja e këtij viti e Kupës së Mbretit do të jetë një përsëritje e edicionit të 2016-ës, kur Barcelona mposhti Sevilla-n në kohën shtesë. Katalanasit do të kërkojnë të fitojnë Kupën e Mbretit për vitin e katërt radhazi mbrëmjen e së shtunës, një arritje që është realizuar herën e fundit nga Atheltic Bilbao në vitet 1930-të.

Barça është favorite dhe, duke parë se titulli i La Liga-s është vetëm çështje kohë, Messi me shokë mund të realizojnë “dopietën” në këtë sezon. Gjithsesi, eliminimi i pësuar në Champions League kundër Roma-s ka rritur presionin ndaj trajnerit Ernesto Valverde dhe lojtarëve të tij. Një dështim kundër Sevilla do të shtonte dyshimet që kanë filluar të rrethojnë Barcelona-n, një skuadër shumë e varur nga le Messi në këtë sezon.

Sevilla, ndërkohë, ka zhvilluar një sezon shumë zhgënjyes në La Liga, ku mbajnë vendin e 7-të në renditje. Por ata janë një ekip shumë i rrezikshëm kur janë në një ditë të mirë, siç e ka kuptuar edhe Barça në ndeshjen e luajtur kundër tyre në fundin e muajit të kaluar. Skuadra e Montella-s e dominoi atë ndeshje për më shumë se një orë dhe ishte në avantazh 2-0, por në fund ai takim u mbyll në barazim 2-2.

Shifra dhe Fakte
– Barcelona ka fituar 2-0 në kohën shtesë, në finalen e 2016-ës të Kupës së Mbretit kundër Sevilla-s, një ndeshje që solli edhe 3 kartonë të kuq. Duke përfshirë edhe atë taki, Barça ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit të luajtura kundër analuzëve.

– Sevilla ka fituar vetëm 1 nga 9 takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet (2-1 në “Old Trafford”).

– Bardhekuqtë kanë shënuar në 77% të ndeshjeve nën drejtimin e Vincnezo Montella-s.

– Barcelona ka pësuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit, hera e parë që kjo ndodh që nga prilli i 2016-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat