Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të planifikuara të javës së 28 në Superligën e Kosovës në futboll, ku vëmendja do të jetë në Gjilan ku ndeshen Gjilani me Trepçën 89.
Gjilani do ta presë në shtëpi skuadrën e Trepçës 89, në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante.Pas dorëheqjes së Arbnor Morinës skuadra e Gjilani-t javën e kaluar luajti baraz me skuadrën e Feronikeli-t, ndërsa skuadra e Trepçës 89 ka 6 ndeshje pa humbje dhe do të provojë ta rrisë numrin e ndeshjeve duke mos humbur as nga Gjilani.
Ndeshja tjetër por jo më pak interesante është ajo që zhvillohet në Drenas, ku do të ndeshen skuadra e Feronikelit dhe Lirisë nga Prizreni. Feronikeli ende nuk e ka shijuar fitoren me trajnerin e ri Sulejman Starova, kurse Liria ndeshjen e fundit u mposhtë nga skuadra e Llapit në Prizren.Liria në këtë ndeshje do të luaj pa lojtarin, Maganin i cili mungon shkaku i ndëshkimit me kartonë.
Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 15:00.