Krimineli Arkan i kishte ra shuplakë një zyrtarit në zyrët e KF Prishtina

Futboll

Krimineli Arkan i kishte ra shuplakë një zyrtarit në zyrët e KF Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:34
Pamje nga stadiumi i Prishtinës

Në mesin e gushtit të verës së vitit 1991 klubi i futbollit Prishtina i tha jo garave me Serbinë. Prishtina me 18 klube tjera nisi garat e pavarura të Republikës së Kosovës në futboll. Prishtina luante ndeshjet si vendas në fshatin Llukar, disa kilometra larg kryeqytetit, ndërsa stadiumi u uzurpua nga bandat çetnike serbe dhe aty luante Prishtina fantome!  Prishtina fantome apo e mbushur me futbollistë serb dhe shumica të ardhur nga Serbia. Burimet tona bëjnë të ditur se në vitin 1992 krimineli Zhelko Razhnjatoviç – Arkan, sillej rreth klubit Prishtina dhe e rrihte nga të do aty brenda zyreve.

“Nuk ishim brenda objektit të stadiumit të Prishtinës sepse na përzunë me milici serbe nga aty. Ne shqiptarët luanim në Kampionatin e pavarur të Kosovës, ndërsa jashtë stadiumit takonim ndonjëherë serbët që kishin mbetur aty, pra në Prishtinën fantome dhe ata na tregonin se Arkani kishte rreh brenda zyreve një farë Smirkoviqi, zyrtar i lartë i klubit fantom. Pastaj Arkani kishte ardhur kryetar i Prishtinës fantome, por ai kishte bërë çfarë kishe dashur aty dhe njihej edhe si person që kurdiste ndeshjet atëkohë në ligat e Serbisë”, tregon një burim për gazetën “Bota sot”. që nuk do të identifikohet me emër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat