Juventus përcakton tre objektivat për të përforcuar sulmin…

Futboll

Juventus përcakton tre objektivat për të përforcuar sulmin…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:16
Kryesia e Juventus

Duke pritur të rejat e fundit për Emre Can, Juventus po lëviz në merkato për të marrë futbollistë cilësorë për përforcimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, në ditët e fundit ka pasur një kontakt për Sergej Milinkovic-Savic. Konkurenca për 23-vjeçarin e Lazio është shumë e madhe, pasi Manchester United, City dhe PSG, gjithashtu janë të interesuar për lojtarin që mund të kushtojë edhe 100 milionë euro.

Ndërkohë, Mourinho i ka hapur rrugën shitjes së Anthony Martial dhe i ka thënë drejtuesve të klubit se mund ta lejojnë largimin e sulmuesi francez kundrejt 50 milionë eurove.

Juventus me siguri do të marrë një sulmues në verën e ardhshme, sipas “Tuttosport” dhe nëse dështojnë blerjet e Milinkovic-Savic ose Martial, atëherë do të synohet marrja e Alvaro Morata nga Chelsea.

Chelsea e bleu futbollistin për 80 milionë euro nga Real Madrid në verën e kaluar dhe teorikisht Juventus mund ta marrë me formulën e huazimit për dy sezone, me të drejtën e blerjes në fund. Totali i shpenzimit do të shkonte 80 milionë, por Juventus do t’i shpenzonte këto para në tre vjet, duke u kujdesur për bilancin dhe duke plotësuar edhe dëshirat e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat