Liverpooli do ta refuzojë çdo ofertë që vjen për Salahin

Futboll

Liverpooli do ta refuzojë çdo ofertë që vjen për Salahin

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:00
Mohamed Salah

Liverpooli janë të përgatitur që ta refuzojnë çdo ofertë që vjen për Mohamed Salahin, edhe ato nga Real Madridi.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, anësori do të ketë shumë oferta.

Salah është kthyer në njërin prej lojtarëve më në formë në Evropë, pasi këtë edicion ka shënuar hiq më pak se 43 gola dhe mund ta rris këtë numër.

Mësohet se Real Madridi do të ofrojë hiq më pak se 200 milionë funte për lojtarin.

Por edhe kjo ofertë që është masive për një klub si Liverpooli do të kthehet pas.

Madje klubi ka menduar ofertë të re për rinovimin e kontratës duke ia rritur pagën ndjeshëm.

Reds nuk duan të mbesin pa lojtarin që e ofruan këtë vit, pasi ai kishte ardhur nga Roma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat