Maradona kritikon FIFA 18 për shkak të Juve-s

Futboll

Maradona kritikon FIFA 18 për shkak të Juve-s

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:06
Diego Maradona

Diego Maradona ka paralajmëruar, me shaka, se do të hedhë në gjyq PlayStation pasi imazhi i tij është përdorur në FIFA 18 në një banderolë të Juventus.

Gafa është dalluar nga tifozët të cilët më pas ia kanë transmetuar gazetës Il Mattino, teksa fytyra e Maradona-s duket në Allianz Stadium ngjitur me një banderolë “I Love Juventus”.

“Kam udhëzuar avokatin tim ta shikojë këtë çështje, pasi disa gabime thjesht nuk mund të bëhen,” shprehet Maradona në Radio Kiss Kiss Napoli.

“Nuk mund ta kesh atë gjë në një lojë që shihet dhe luhet nga aq shumë njerëz. Ata do të paguajnë për këtë gjë.”

Napoli ka ngushtuar diferencën në krye të renditjes në vetëm një pikë pasi ka mposhtur Juventus 1-0 në Torino.

“Shpresoj që fati i mirë ta braktisë Juve-n! Napoli po luan më mirë, ka kurajo he nuk duhet ta lejojë Juve-n të largohet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat