Andres Iniesta, ja historia si Barcelona nënshkroi me një nga më të mëdhenjtë

Futboll

Andres Iniesta, ja historia si Barcelona nënshkroi me një nga më të mëdhenjtë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 11:33
Andres Iniesta

Sikur të mos ishte për një udhëtim në një park ujor, Andres Iniesta kurrë mund të mos kishte nënshkruar me Barcelonën. Më shumë se 20 vjet nga ai udhëtim, në “Port Aventura World”, historia është shkruar, me mesfushorin që e ka vendosur veten si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij.

Skauti, i cili zbuloi Iniesta që adoleshent dhe e solli atë te Barcelona, ka pohuar se kurrë nuk kishte asnjë dyshim se ai do ta nderonte “Camp Nou”. 33-vjeçari ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij te Barça të premten, pasi ka shpenzuar më shumë se dy dekada në këtë klub, me një konferencë shtypi të organizuar për të konfirmuar të ardhmen e tij.

Ai ka qenë me katalanasit që nga viti 1996, kur, si djalë 12-vjeçar, është vënë re nga skauti Joan Martinez Vilaseca dhe u bind për shkëmbimin e klubit të parë të Albacete me Blaugranët.
Tani, ndërsa Iniesta përgatitet të luajë ndeshjet e tij të fundit me katalanasit, Vilaseca e ka falënderuar një prej zbulimeve të tij më të mëdha.

“Ne e zbuluam atë gjatë turneut “Brunete”. Albert Benaiges ishte trajneri i ekipit tonë të të rinjve dhe na injalizoi për Iniesta Filluam të punonim dhe arritëm ta shihnim atë. Andres kishte aftësi të mahnitshme teknike, ishte shumë i shpejtë në marrjen e vendimeve dhe kishte vizion të pabesueshëm. Ai kishte gjithçka, që ne kërkojmë te mesfushorët e rinj.

Nuk ishte e lehtë për ta sjellë atë te Barcelona. Ne shkuam për të takuar familjen e tij, babai na tha se Andres ishte akoma shumë i ri dhe e mirëkuptova. Por, i thashë se, duke qenë një lojtar i tillë i mirë, së shpejti, ose më vonë do të vinin oferta të reja. I thashë babait të na mbante mend, sepse do të ishim gjithmonë të interesuar për të”, – kujton skauti që e zbuloi.

Në fund të fundit, Vilaseca dhe Barcelona ishin në gjendje të përfitonin nga një ekskursion i familjes “Iniesta” në një nga parqet më popullore të Spanjës dhe të nënshkruante marrëveshjen.
“Ne ishim klubi i parë, që treguan interes për të, dhe e ftuam Andres dhe familjen e tij për të parë “La Masia”, – kujton skauti. – Pas disa javësh, babai i tij më thirri dhe na tha se ishin në një udhëtim në parkun e “Port Aventura”,  kështu që ne i ftuam ata për të parë “La Masia”.

Patëm drekë në “La Masia”. Babai i Iniesta na thirri përsëri disa ditë pas takimit dhe na tha se e kishin pranuar ofertën tonë”. Vilaseca pranon se do të jetë e vështirë ta shohë atë që të largohet nga Barcelona. “Iniesta është një lojtar shumë i kompletuar, mund të jetë fantastik në mes të fushës, ose si lojtar krahu në këtë repart, një rol shumë kompleks sot.

Kjo është diçka që vetëm disa lojtarë në botë mund ta bëjnë, në këtë nivel, – shpjegon Vilaseca. – Ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit në Spanjë, edhe nëse ne të gjithë dyshojmë se po largohet së shpejti, sepse këta lojtarë të rëndësishëm nuk janë përdorur për të luajtur në role sekondare. Do të jetë e trishtuar, por ai do të largohet në më të mirën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat