Kurdisjet në futbollin e Kosovës

Futboll

Kurdisjet në futbollin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:59
FC Liburni

Jo vetëm në Kosovë, por në çdo vend të botës ndodhin që të zhvillohen ndeshjet të pandershme, të ketë kurdisje të ndeshjeve të futbollkit, të futsallit dhe në çdo sport. Ky fenomen ka kohë që e ka përfshirë edhe sportin në vendin tonë sidomos në disa ndeshje të futbollit, por në fakt secili që ka fakte për kurdisje duhet të lajmërojë rastin. Kryetari i klubit të futsallit Liburni nga Gjakova, Abaz Beqa, ka paralajmëruar se mund të ketë dhe ka kurdisje të ndeshjeve. “Komisioni i Futsallit duhet të tregohet më syçelë dhe t’i përcjellë ndeshjet e futsallit sepse kohë e të fundit po ndodhin gjëra të pahijshme në futsallin e Kosovës.

Kurdisjet po ja prishin hijeshinë këtij sporti të bukur dhe atraktiv, premia për lojtarët e Drenicës për të nxjerrë rezultat pozitiv kundër neve dhe kurdisja në Pejë është e turpshme. Ne si kryesi e klubit do ti drejtohem Federatës së Futbollit të Kosovës, ti ndëshkoj të gjithë matrapazët që po mundohen ta bastardojnë këtë sport shumë të shikueshëm. Ne si klub ndihemi krenar sepse asnjëherë nuk jemi bë pjesë e këtyre mashtrimeve dhe as nuk do të bëhemi në të ardhmen, luftën drejt mbrojtjes së titullit do ta bëjmë ndershëm, me djersën e lojtarëve dhe mbeshtetjen e tifozëve do ia dalim ta mbrojmë titullin dhe ta përfaqësojmë Gjakovën dhe Kosovën fuqishëm në arenën ndërkombëtare”, shkruan Beqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat