Trajneri spanjoll do të drejtojë ekipin parisien në xhirot e mbetura.
Unai Emery ka konfirmuar se nuk do të jetë më trajner i Paris Saint-Germain, sapo të përfundojë sezoni aktual.
Ai e ka bërë të ditur këtë lajm për mediat franceze, ku ka thënë se më herët i ka informuar edhe futbollistët që do të largohet,raporton KosovaPress.
“I informova lojtarët e mi mbi këtë mbledhje, ku u vendos që të mos vazhdojmë më bashkë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Emery.
“Dua të falënderoj drejtuesit, bashkëpunëtorët e mi dhe futbollistët”.
Në vendin e Emery, PSG pritet ta emërojë trajnerin gjerman Thomas Tuchel.