Dikur “armiq” tani miq të mirë

Futboll

Dikur “armiq” tani miq të mirë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 21:13
Arsene Wenger dhe Alex Ferguson

Trajneri në largim i Arsenalit, Arsene Wenger ka treguar se tensionet me ish legjendën dhe menaxherin e Djajve të kuq nuk ekzistojnë më pasi ai është pensionuar

Marrëdhëniet e menaxherit të Arsenalit me ish bosin e Manchester United, Alex Ferguson tani janë “të qeta e paqësore”, pas një numri tensionesh e përleshjesh me fjalë në ndeshjet e kaluara.

Rivaliteti në mes të dy menaxherëve me dy skuadrat më të mira në Premier Ligë në vitet 2000-10 ishte i madh dhe zgjati më shumë se një dekadë, e ku ata shtyheshin kokë me kokë për trofe.

“Tani jemi në paqe dhe miq. Të dy ne me kohë jemi qetësuar dhe kemi fituar respektin për njëri tjetrin”, tha Wenger.

“Ju e dini që ne të dy kemi luftuar për tituj dhe jemi dy menaxherët që kemi qëndruar shumë gjatë në drejtim të klubeve tona. Për ne, ishte më shumë se një menaxher bën sot për një klub profesional futbolli. Ne vlerësoheshim lart dhe kishim lidhje të fuqishme me klubet tona”, ka thënë Wenger.

“Ai kishte një histori dashurie me Man United dhe unë kisha me Arsenalin. Kjo ndoshta ishte arsyeja se pse ne më shumë kishte domethënie ekipi se sa të fitosh vetëm një ndeshje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat