Juventusi: Të fitojmë kundër Interit për Buffonin!

Futboll

Juventusi: Të fitojmë kundër Interit për Buffonin!

Më: 28 prill 2018 Në ora: 10:21
Buffon

Juventusi vjen në ndeshjen e madhe, kundër Interit, pas një jave të gjatë, të komplikuar dhe në disa mënyra, madje, edhe të habitshme.

Lojtarët e Massimiliano Allegrit e humbën përballjen direkte të javës së kaluar me Napolin dhe tashmë janë vetëm një pikë më shumë se rivalët e afërt për titullin kampion. Mbetet për të parë reagimin e tyre, sidomos pasi mbështetësit e Juventusit folën me “fjalë të forta” në Vinovo, këto ditë.

Por, ajo u ndje, mbi të gjitha, nuk ishte nga jashtë, por nga brenda. “Ne jemi të qartë, flasim për Gigi Buffon, i cili pas humbjes kundër Napolit na ka karikuar të gjithëve, duke na kërkuar të fokusohemi në shenjë”. Këto janë mendimet e lojtarëve bardhezinj, sipas “Tuttosport”, teklsa në kampin bardhezi është punuar gjatë javës për të “betonuar” një besim të përbashkët në dhomat e zhveshjes.

“Ky është një duel që duhet ta fitojmë për Gigi. Këtë kampionat nuk mund ta humbasim, ne i detyrohemi atij dhe Buffon e meriton”. Ky ka qenë zotimi te “Zonja e Vjetër”, në prag të transfertës delikate dhe të vështirë në “San Siro”, ndaj Interit. Gigi Buffon nuk do që ta përfundojë karrierën e tij me një sezon të plotë zhgënjimesh: humbjen e Kupës së Botës me Italinë, të Ligës së Kampionëve me Juventusin dhe, gjithashtu, titullin kampion me bardhezinjtë.

Dështimi në “scudetto” do të ishte ërtet shumë për karakterin e numrit 1 të Juventusit. Skuadra dëshiron të fitojë edhe kundër Interit, për ta ofruar më shumë titullin kampion, si një dedikim për Buffon, në një sezon, që ndoshta ish-portieri i kombëtares italiane e imagjinonte ndryshe. Pavarësisht se do të ketë edhe Kupën e Italisë si një trofe, që mund ta fitojë në këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat