Barcelona me spektakël feston titullin e 25-të në histori

Futboll

Barcelona me spektakël feston titullin e 25-të në histori

Më: 29 prill 2018 Në ora: 22:39
Barcelona e ka mposhtur 4-2 Deportivon në stadiumin “Municipal de Riazor”, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion i Spanjës për sezonin 2017/18.

Deportivo dhe Barcelona kanë dhuruan spektakël në stadiumin “Municipal de Riazor”, ku katalunasit edhe matematikisht u shpallën kampion për herë të 25-të në La Ligën spanjolle.

Barcelona e ka mposhtur 4-2 Deportivon në stadiumin “Municipal de Riazor”, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion i Spanjës për sezonin 2017/18.

Philippe Coutinhos (7’) dhe het-trik nga Lionel Messit (38’, 82’ e 86’), shënuan për Barçën, kurse Lucas Perez (40’) dhe Emre Colak (64’) shënuan për vendasit që bën paraqitje fantastike, të cilët, edhe matematikisht, bien nga La Liga.

Ky është trofeu i dytë për këtë sezon, pas triumfit në Kupën e Mbretit.

Barça po vazhdon dominimin në Spanjë, pasi sapo fitoi titullin e shtatë në 10 sezonet e fundit.

Ndeshjen e ardhshme, tashmë me titullin në xhep 4 xhiro para fundit të edicionit 2017/18 – Barcelona do ta zhvillojë në “Camp Nou” kundër Real Madridit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat