Muskujt e Cimës si futbollist dhe dorën mbi zemrën e njeriut

Futboll

Muskujt e Cimës si futbollist dhe dorën mbi zemrën e njeriut

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2018 Në ora: 18:58
Cima me dorën mbi zemrën e një dashamirit sportiv në Gjilan

Rasim Thaçi, humorist i mirënjohur, në vitet e 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta, kishte qenë prej sulmuesve më të hatashëm. Një periudhë kishte luajtur edhe për Prishtinën, pastaj në Flamurtar të Prishtinës dhe një vit ka qenë edhe shënuesi më i mirë i Ligës së Parë Krahinore të Kosovës, ashtu siç ishte quajtur atë periudhë. Si futbollist i dëshmuar i asaj kohe, ishte kërkuar edhe nga Dinamo e Zagrebit, klub i madh kroat, por Cima nuk kishte shkuar. Në foto brenda teksti shihet Cima se çfarë muskuj të këmbës kishte kur ka qenë futbollist.

Image

Një foto e pas luftës, shihet Cima me dorën mbi zemrën e një dashamirit sportiv në Gjilan. Si gjithmonë ka dëshmuar sinqeritetin dhe humorin e tij. Kjo foto është bërë nga Afrim Kçiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat