Heynckes: Juventus na mësoi se Reali mund të thyhet

Futboll

Heynckes: Juventus na mësoi se Reali mund të thyhet

Më: 1 maj 2018 Në ora: 06:09
Jupp Heynckes

Jupp Heynckes ka menduar të karikojë skuadrën e tij, kur kanë mbetur disa 24 orë nga starti i sfidës së kthimit të gjysmëfinaleve të Championsit, mes realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut.

Trajneri i bavarezëve theksoi se madrilenët janë skuadër e thyeshme edhe në shtëpi, ndërsa tha se Juventusi e tregoi qartë këtë, në fazën çerekfinale.

“Mendoj se kemi të gjitha mundësitë tona për t’u kualifikuar në finale. Reali nuk është i pathyeshëm në shtëpi dhe ndeshja me Juventusin është një tregues i qartë për këtë. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, por po aq e komplikuar edhe për kundërshtarët tanë. Skuadra ime di t’i luajë ndeshje të tilla, ndaj e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, është efiçienca, që na mungoi në takimin e parë”, deklaroi Heynckes.

Më pas trajneri i gjermanëve tha se nuk ka ndërmend të merret me arbitrimin, për të mos i vënë këta të fundit nën presion, para një sfide shumë delikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat