Dembele drejt largimit nga Barcelona

Futboll

Dembele drejt largimit nga Barcelona

Më: 1 maj 2018 Në ora: 13:42
Barcelona

Ousmane Dembélé mund të jepet në formë huazimi nga Barcelona në sezonin e ardhshëm, sipas “Mundo Deportivo”. Ky do të ishte një nga opsionet, që po mendon klubi Blaugrana, në qoftë se më në fund bëhet efektive blerja e Antoine Griezmann nga Atlético Madrid.

Ardhja e sulmuesit francez të “rojiblanco” duket një nga qëllimet më të qarta të katalanasve në merkaton e kësaj vere, çka do të shkaktonte që Dembele të privohej nga minutat aktivizim në ekipin e Ernesto Valverde.

Ideja është që lojtari të fitojë përvojë dhe të marrë minuta në çdo ekip në Europë. Në moshën 20-vjeçare, Dembele e ka të gjithë karrierën e tij sportive përpara. Klubi nuk dëshiron që evolucioni i tij të ngadalësohet me ardhjen e bashkëatdhetarit të vet. Një nga opsionet do të ishte përdorimi i tij si pjesë e bisedimeve për transferimin e Griezmann në klubin katalanas.

“El Cholo” beson se loja e francezit Dembele mund të shkojë shumë mirë tek Atlético Madrid. Një destinacion tjetër, që tingëllon bukur, do të ishte Arsenali. I riu francez, i cili këtë sezon ka qenë i kushtëzuar disi nga lëndimet, ka marrë pjesë në 14 ndeshje të La Liga-s (1 gol dhe 6 asiste), 3 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe 3 ndeshje në Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat