Derbi në Gjilan dhe në Drenas

Futboll

Derbi në Gjilan dhe në Drenas

Më: 2 maj 2018 Në ora: 09:35
Ndërsa nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshjet në kuadër të javës së 30-të.

Sot do të zhvillohen ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja do të jetë në Gjilan dhe në Drenas ku do të zhvillohen dy derbi fantastik.

Në Gjilan ndeshen dy ekipet e qytetit të Gjilani ku si gjithmonë nuk pritet të mungojë rivaliteti dhe spektakli në tribuna. Drita e cila është duke kryesuar renditjen tabelare me tri pikë më shumë se skuadra e Prishtinës, kërkon të vazhdojë serinë pa humbje dhe të shkëputet në renditje nga Prishtina.

Edhe Prishtina nuk do ta ketë fare lehtë, pasi në Drenas i shkon skuadrës së Feronikeli-t të cilët nuk dinë për fitore tash e një kohë. Trajneri Sulejman Starova ende nuk e ka shijuar fitoren me ekipin nga Drenasi, dhe këtë kërkon ta bëjë pikërisht kundër Prishtinës. Prishtina synon që të vazhdojë me fitore për mos të lënë skuadrën e Dritës të shkëputet në tabelë ku kanë mbetur edhe pakë javë deri në përfudnim të sezonit.

Në ndeshjet tjera ndeshen skuadra e Trepçës 89 dhe Lirisë dhe Llapi e pret Drenicën në Zahir Pajaziti, ndeshje e cila do të luhet pa pranin e shikuesve.

Ndërsa nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshjet në kuadër të javës së 30-të.

Në këto dy ndeshje do të përballen katërshja e fundit në tabelë, ku skuadra e Besës e pret Flamuratin në një ndeshje e ku pritet të luftohet me mish e shpirtë për të ikur nga vendi i 11-të në tabelë, pozitë e cila nuk siguron qëndrimin edhe vitin e ardhshëm në Superligë.

Vllaznia skuadra e fundit në tabelë pret skuadrën e Vëllaznimit me trajnerin e ri Gani Sejdiu i cili në një deklaratë ka thënë se beson së do ta shpëton skuadrën gjakovare nga rënja nga Superliga.

Andaj mund të themi se e Mërkurja do të jetë dita e ndeshjeve për titullin e kampionit ndërsa e Enjta do të jetë dita e ndeshjeve për mbijetesë në Superligën  e Kosovës në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat