Juventus vihet pas Bonaventuras

Futboll

Juventus vihet pas Bonaventuras

Më: 2 maj 2018 Në ora: 13:27
Giacomo Bonaventura

Kampionët e Italisë kërkojnë të përforcohen me yllin e Milanit.

Giacomo Bonaventura ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit për sezonin e ardhshëm.

28-vjeçari i Milanit pëlqehet shumë nga, Massimiliano Allegri, i cili e kërkon me ngulm mesfushorin e kuqezinjve.

“Zonja e Vjetër” do të dërgojë një ofertë zyrtare te Milani, i cili në mungesë të kualifikimit në Ligën e Kampionëve mund të detyrohet të shesë ndonjë prej futbollistëve më të mirë.

Juventusi është i gatshëm të paguajë deri në 20 milionë euro për Bonaventuran, kurse Milani kërkon së paku 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat