Pikë të mëdha për Trepçën ’89 nga Prizreni

Futboll

Pikë të mëdha për Trepçën ’89 nga Prizreni

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2018 Në ora: 17:53
John

Trepça ’89 importoi tri pikë të mëdha, duke e mundur me rezultat 2:0 rivalin e vjetër, Lirinë nga Prizreni. Sulmuesi Oto John që po tregon formë të madhe dhe Arb Manaj janë më të merituarit për fitoren e Trepçës ’89 nga Mitrovica në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren.

Liria u mundua me të gjitha forcat që të ndalë një pikë, por ka qenë e paforcë, për shkak se mysafirët menaxhuan me sukses lojën. Në minutën e 20-të, Otto John me mjeshtrin e tij shënon për 0:1, ndërsa Arb Manaj vulosi fitoren në 0:2 në minutën e 86-të.  

Trepça ’89 renditet në vend të katërt me 47 pikë, sa ka edhe Liria një pozitë më poshtë pas 30 jave në elitën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat