Atletico Madrid dhe Arsenali me sytë nga Lyoni

Futboll

Atletico Madrid dhe Arsenali me sytë nga Lyoni

Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:29
Pamje nga ndeshja e parë

Atlético Madrid dhe Arsenali do të përballen sonte, në orën 21:05, në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Europës. Të dyja palët luajnë për gjithçka, ose asgjë. Veçanërisht në rastin e skuadrës angleze. Kushdo që kalon në finalen e Lyon-it do të ketë mundësinë e kurorëzimit të sezonit me një titull.

Për Simeone vlen mbrojtja e suksesit të një sezoni, në të cilin qëllimi kryesor ishte për të hyrë në Champions, çka është arritur javë më parë, tashmë. Askush nuk e fsheh, sigurisht, se fitimi i këtij trofeu është “qershia mbi tortë” për spanjollët, por Arsenali mbetet ende një pengesë shumë e vështirë. Sidomos pas barazimit 1-1 të gjysmëfinales së parë, në një ndeshje, në të cilën skuadra e Simeone duroi për gati 80 minuta.

Për Arsenalin, ndaj të cilit shpërthyen kritika pas barazimit 1-1 në “Emirates”, lamtumira nga “Europa League” do të përbënte fundin e një sezoni zhgënjyes, i cili e ka të fiksuar tashmë largimin e Arsene Wenger, 22 vite trajner i “topçinjve të Londrës”. Mbetja jashtë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm është një realitet përmes Premier League, ndërsa fitimi i “Europa League” është litari i vetëm jashtë për londinezët.

Simeone do ta ketë të gjithë grupin e lojtarëve, me përjashtim të Vrsaljko Juanfran dhe Filipe. Atletico Madrid ka një siguri të madhe në ndeshjet në shtëpi (26 lojëra, 18 fitore, 6 barazime, 2 humbje; golaverazhi 46-9). Ekipi i Simeone nuk ka pësuar një gol në fushën e tij, në dhjetë ndeshjet e fundit. Nga ana e tij, Arsenali luan kundër vetes në një kuptim, sepse në Premier League nuk ka marrë një pikë të vetme në shtëpi, në vitin 2018, edhe pse është e vërtetë që Europa ka qenë një “këngë” tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat