Kluivert thotë se dy trofetë e Barcës nuk janë të rëndësishëm sa Liga e Kampionëve

Futboll

Kluivert thotë se dy trofetë e Barcës nuk janë të rëndësishëm sa Liga e Kampionëve

Më: 3 maj 2018 Në ora: 19:34
Patrick Kluivert

Patrick Kluivert ka thënë se triumfi i mundshëm i Real Madridit për të tretin vit më radhë në Ligën e Kampionëve do të nënkuptonte sukses më të madh sesa troftë e Barcelonës të fituar këtë sezon (La Liga dhe Kupa e Mbretit).

Holandezi që në të kaluarën ka veshur fanellën e Barcelonës, mendon se fitorja e Ligës së Kampionëve nga Real Madrid, do të linte nën hije suksesin e katalanëve këtë sezon.

Kluivert Ligën e Kampionëve e ka fituar vetëm një herë në karrierë, me skuadrën e Ajaxit në vitin 1995.

“Liga e Kampionëve është çmimi më i madh që një klub mund ta fitojë, dhe është shumë vështirë për ta fituar. Edhe fitimi i dy trofeve (La Liga dhe Kupa e Mbretit) është i mirë, por Liga e Kampionëve është diçka tjetër”, ka thënë Kluivert.

“Unë do të preferoja të luaja në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ta fitoja”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat