Inter ka gjetur trajnerin për sezonin e ardhshëm

Futboll

Inter ka gjetur trajnerin për sezonin e ardhshëm

Më: 4 maj 2018 Në ora: 14:20
Sergio Conceiçao

Sipas “Diario de Noticias”, Inter ka gjetur trajnerin për sezonin e ardhshëm nëse Spalletti nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Champions League.

Bëhet fjalë për Sergio Conceiçao. Piero Ausilio është ngarkuar me detyrën për të marrë informacione mbi teknikun, i cili ka një klauzolë prej 15 mln eurosh në kontratën që e lidh me Porto-n.

Nëse operacioni do të realizohet, ish-lojtari i Inter mund të marrë me vete edhe disa lojtarë. Nga Pinto Costa, Felipe, Ricardo Pereira te Marega dhe Brahimi, që ndiqet nga shumë klube të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat