“Godet” Juventusi, transferon tre lojtarë të PSG-së

Futboll

“Godet” Juventusi, transferon tre lojtarë të PSG-së

Më: 4 maj 2018 Në ora: 22:20
Juventus Stadium

Vera e vitit 2018 do të sjellë shumë ndryshime te Juventus.

Dështimi për të fituar edhe këtë sezon Ligën e Kampionëve, ka bërë që skuadra italiane të mendojë për lëvizje të mëdha në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Juventus po monitoron tre lojtarë të PSG-së.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë nga Belgjika, Thomas Meunier, për “xhevahirin” e mesfushës Adrien Rabiot dhe për sulmuesin argjentinas Angel Di Maria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat