Suarez: Griezmann është i mirëseardhur në Barcelonë

Futboll

Suarez: Griezmann është i mirëseardhur në Barcelonë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 08:39
Antoine Griezmann

Suarez shpreson që Barcelona do ta transferojë Griezmannin.

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, fuqishëm ka dhënë sinjale se Antoine Griezmann mund t’i bashkohet kampionëve të Spanjës, duke thënë se sulmuesi i Atletico Madridit do të ishte i mirëseardhur.

27 vjeçari ka kohë që lidhet me një transferim te Barcelona, pas sezonit mbresëlënës që po kalon me Atleticon, duke shënuar 27 gola në të gjitha garat dhe duke e ndihmuar klubin që të arrijë në finale të Europa League.

“Klubi është krenar për sjelljen e lojtarëve si Antonio, [Ousmane] Dembele dhe [Philippe] Coutinho”, tha ai për Radio Rincon.

“Për shumë vite ka luajtur në nivele të larta dhe gjithmonë lufton, Griezmann është lojtar që sjell shumëçka për skuadrën. Ai komandon sulmin e Atleticos dhe është shumë fondamental.

“Nuk po vjen për t’ia zënë vendin askujt, por me ambicie për të fituar gjëra të rëndësishme. Ai është i mirëseardhur”, theksoi mes tjerash Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat