Barcelona shpenzon 50 milionë euro me urdhër të Messi-t

Futboll

Barcelona shpenzon 50 milionë euro me urdhër të Messi-t

Më: 6 maj 2018 Në ora: 11:16
Messi

Barcelona bëhet gati të shpenzojë 50 milionë euro me urdhër të Lionel Messi.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, katalanasit synojnë të marrin Joshua Kimmich nga Bayern Munich, pasi ai është etiketuar si përforcimi ideal për ekipin e Ernesto Valverde, që ende nuk ka gjetur një mbrojtës së djathtë efikas, që pas largimit të Dani Alves.

Kimmich ka nisur të konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të planetit pasi ka lënë një përshtypje të shkëlqyer sivjet,

23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 17 asiste në ndeshjet e luajtura me Bayern në të gjitha veprimtaritë, ku spikasin dy golat e shënuar në dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madrid, pavarësisht se Bayern u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Në këto kushte, Barcelona ka bërë gati një çek me 50 milionë euro dhe tani pritet përgjigjja e Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat