Festa e titullit e Manchester Cityt

Futboll

Festa e titullit e Manchester Cityt

Më: 6 maj 2018 Në ora: 17:43
Manchester City

Ka filluar festa e titullit në qytetin e Mançesterit, kur këtë herë po festojnë ‘Blutë’.

Pas ndeshjes që përfundoi barazim 0-0 mes Manchester Cityt dhe Huddersfield në ‘Etihad Stadium’, vendasit kanë filluar festën e titullit, duke e ngritur lartë trofeun e Premierligës.

Manchester City me plot meritë e ka fituar titullin këtë sezon, duke qenë një hap larg rivalëve tjerë gjatë gjithë sezonin.

Me 94 pikë kur ka edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, City këtë sezon mund të arrijë 100 pikë.

Për Cityn, ky ishte titulli i pestë në histori të klubit, ndërsa për Pep Guardiolan titulli i parë i Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat