Drita bindshëm ndaj Lirisë

Futboll

Drita bindshëm ndaj Lirisë

Nga: K.Goca Më: 6 maj 2018 Në ora: 17:56
Livoreka

Drita nga Gjilani ngadhënjeu me rezultat 3:0 në duel me Lirinë nga Prizreni, në derbin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës. Drita dominoi në tërës lojën dhe pati një mori raste. Leotrim  Kryeziu në minutën e 53-të kaloi në epërsi Dritën. Përparim Livoreka thellon epërsinë në 2:0 pikërisht në minutën e 78-të.

Pas pesë minutave (83’) Haxhi Neziraj thellon fitoren në 3:0.  Drita kryeson me 63 pikë, kurse Liria është në vend të gjashtë me 47 sosh. Drita është një hap afër titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat