Ajeti vazhdon me gola te Baseli, i dyti në Zvicër

Futboll

Ajeti vazhdon me gola te Baseli, i dyti në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2018 Në ora: 18:25
Pamje nga ndeshja e sotme

Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti vazhdon me gola te skuadra e Baselit, e cila si mysafir shënoi fitore me rezultat 4:2 në ballafaqim me St. Gallenin, në ndeshjen e javës së 33-të të Kampionatit të Zvicrës. Ajeti deri me tash ka shënuar 13 gola dhe është i dyti në listën e shënuesve apo ka një me pak se Hoarau i Young Boys-it nga Bernë.  Ajeti është inkuadruar në lojë në minutën e 72-të, por i mjaftuan që të realizoi në minutën e 88-të. Elyounoussi (43' e 57'), Campo (70') e Ajeti (88') shënuan për Baselin dhe Buess (8') e Sigurjonsson (61') për St. Gallen. Baseli është në vend të dytë me 65 pikë, kurse St. Gallen renditet në pozitën e katërt me 45 pikë.  Zurich dhe Lausanne u ndanë baras (1:1). Frey (53') shënoi për vendasit dhe Monteiro (88') për mysafirët. Toni Domgjoni titullar dhe Mirlind Kryeziu u paraqit nga minuta e 18-të e Izeir Aliu (89’) në radhët e  ekipit te Zurich-ut dhe Benjamin Kololli standard dhe Andi Zeqiri futet në lojë në minutën e 64-të dhe Mersin Asllani në atë të 76-tën për Lausannen.  Kololli në fund të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë.  Thuni e mposhti me 2:1 Grasshoppersin. Bujar Lika luajti standard, kurse Nedim Bajrami deri në minutën e 84-të, ndërsa Gjelbërim Taipi u aktivizua në atë të 79-tën për Grasshoppersin.

Liga e Zvicrës

St. Gallen-Baseli  2:4

Zurich-Lausanne 1:1

Thun-Grasshoppers      2:1

Luzern-Lugano    2:0

Sion-Young Boys 0:1

Tabela

1. Young Boys     33     24     6       3       78:34         78

2. Basel      33     19     8       6       64:29         65

3. Luzern    33     14     7       12     45:46         49

4. St. Gallen        33     14     3       16     48:63         45

5. Zurich    33     10     12     11     44:42         42

6. Thun      33     11     6       16     49:63         39

7. Grasshoppers  33     10     8       15     41:47         38

8. Lugano   33     11     5       17     34:51         38

9. Sion        33     8       9       16     44:53         33

10. Lausanne      33     8       8       17     43:62         32

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat