Calhanoglu: Milani di si ta mposht Juventusin

Futboll

Calhanoglu: Milani di si ta mposht Juventusin

Më: 8 maj 2018 Në ora: 14:24
Hakan Calhanoglu

Mesfushori turk është optimist në prag të finales ndaj Juventusit.

Milani kërkon ta shpëtoj sezonin në finalen e Kupës së Italisë që luhet nesër në Olimpico përballë Juventusit.

Ndonëse “Rossonerët” i kanë humbur dy ndeshjet direkte ndaj “Zonjës së Vjetër”, në Serie A, mesfushori Hakan Calhanoglu beson që skuadra e tij mund t’ia dalë ta fitojë këtë trofe.

“Ne duam ta fitojmë Kupën e Italisë”, ka thënë Calhanoglu për Gazzetta dello Sport.

“Një triumf i yni do të ndryshonte gjithçka dhe do të mund ta quanim këtë sezon si mjaft të suksesshëm”.

“Në dy ndeshjet që kemi luajtur ndaj tyre, kemi treguar se mund t’i mposhtim”.

“Jemi një skuadër me mentalitet të fortë dhe besoj se ky faktor mund të na bëjë fitues në fund. Do të luajmë si një ekip dhe me zemër”, ka përfunduar ai.

Milani do të kërkojë të ndalë dominimin e Juventusit në Kupën e Italisë, pasi bardhezinjtë e kanë fituar këtë trofe në tre vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat